
Ish zv-kryeministri, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër Koordinatorin Shtetëror për Dialogun, Skender Hysenin.
Është raportuar se Hyseni, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk ka pasur më shumë sesa një telefonat me të dërguarin special të Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Abazi e ka quajtur Hysenin infantil në politikë, naiv në diplomaci dhe të korruptuar.
“Duhesh me qenë infantil në politikë, naiv në diplomaci dhe i korruptuar që të shpenzosh paranë publike që të shkosh në Amerikë pa legjitimitet dhe të bësh telefonata me zyrtarët”, ka shkruar Abazin në Facebook. /Insajderi.com/