
Sipas ish-zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Haki Abazi, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kosovarë për Inteligjencë e dinë nga kanë ardhur dosjet e Gjykatës Speciale.
Por, Abazi, thotë së këto dy institucione, “nuk guxojnë të veprojnë”, njofton Insajderi.
“MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, në postimin e fundit ka përmendur edhe “largimin e Thaçit nga politka”.
“Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar ndër tjerash Abazi. /Insajderi.com