Abazi për Mustafën: Ka filluar ta luajë të çmendurin

Abazi për Mustafën: Ka filluar ta luajë të çmendurin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi të enjten se të merret me deklaratat e deputetit të partisë së tij, Haxhi Avdyli dhe të Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje, është njëjtë si “me rrëshqitë në gropë septike”, shkruan Insajderi.

Me këtë rast, Abazi i është kundërpërgjigjur Mustafës përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Mustafa ka filluar ta luajë “të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!”.

“Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit”, ka shkruar tutje Abazi.

Fshati Prapashticë, prej nga vjen i pari i LDK-së, bën pjesë në Komunën e Prishtinës dhe jo në atë të Podujevës, siç ka lënë të kuptohet Abazi./Insajderi.com