Abazovici shkarkon drejtorin e Policisë së Malit të Zi

Abazovici shkarkon drejtorin e Policisë së Malit të Zi

Zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviq, njofton Insajderi.

Politikani shqiptar nga Ulqini, vendimin e ka bërë të ditur përmes Twitterit, të hënën.

Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviq e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.

Qeveria e re e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviqit si numri dy në Qeveri./Insajderi.com