Abazoviq: Nëse iniciohet çnjohja e Kosovës, unë dal nga qeveria

Abazoviq: Nëse iniciohet çnjohja e Kosovës, unë dal nga qeveria

Shqiptari i shumëpërfolur në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, partia e të cilit URA fitoi vota të konsiderueshme për tu bërë faktor që e përcakton edhe qeverisjen e re ne Mal të Zi, ka folur rreth akuzave ndaj tij, si anti-shqiptar, njofton Insajderi.

Abazoviq për emisionin “Rubikon” i ka mohuar këto akuza duke thënë fillimisht se ai është më shumë shqiptar sesa disa tjerë qe i monitorin dhe kontrollon UDBA.

“Dritani është shumë më shumë shqiptarë se ata që i blen UDBA”.

Më pas i pyetur se nëse partnerët e tij të qeverisjes do të inicionin çnjohjen e Kosovës, çfarë do të ndërmerrte? – Abazoviqi është shprehur shkurt, “Unë dal nga qeverisja”.

Tutje ai ka folur edhe për qeverinë e re, për të cilën ka thënë se “është një mundësi e madhe për ta hequr një regjim kriminal si ai i Gjykanoviqit”./Insajderi.com