Abazoviq vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Abazoviq vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, përcjell Insajderi.

Atje do të qëndrojë me ftesë të homologut të tij përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin me departamentet Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, raporton Alsat.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Abazoviq do të takoj edhe zëvendëskryeministrin shqiptar, Artan Grubi.

Abazoviq është shqiptar nga Ulqini që mori pozitën e zv-kryeministrit. /Insajderi.com