Abdixhiku e Osmani takohen sot për çështjen e Presidentit

Abdixhiku e Osmani takohen sot për çështjen e Presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohet në ora 14:00 me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Pikërisht, takimi mbahet për çështjen e Presidentit, njofton Insajderi.

Vjosa Osmani kandidoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo përbërje fitoi 58 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bashkë me dhjetët votat e komuniteteve pakicë joserbe, mund të bëhen 68.

Por, Osmanit i duhen 80 deputetë të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa votohet Presidenti.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Alanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se “nuk do të japin asnjë kontribut në zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente”, pasi besojnë se kjo i përket subjektit fitues; Lëvizjes Vetëvendosje.

Si rezultat i kësaj, Osmani shpresat i ka tek ish-partia e saj ku ishte nënkryetare.

Por, Abdixhiku, ka deklaruar se “nuk do të votojnë presidente partiake”.

Takimi mbahet në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com