Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës

Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nuk do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, përcjell Insajderi.

Abdixhiku ishte përmendur vazhdimisht si ndër figurat më potenciale “që të t’ia kthejë” Prishtinën LDK-së, tetë vite pasi e humbi atë.

Por, thotë se fitorja në zgjedhjet e brendshme në LDK “ia ka ndryshuar planet”.

“Tash do t’i përkushtohem vetëm LDK-së, nuk do të kandidoj për kryetar të Prishtinës”, tha ai në Pressing.

Abdixhiku ka arritur që të fitojë zgjedhjet partiake brenda LDK-së, duke e mposhtur Lutfi Hazirin e Besian Mustafën. /Insajderi.com