Abdixhiku për çështjen e presidentit: Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK-së

Abdixhiku për çështjen e presidentit: Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK-së

Kryetari i saozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se si parti do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se është në pritje të konfirmimit për takimin e së premtes nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani si dhe lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilët dolën fitues me mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këto deklarata Abdixhiku i ka bërë të hënën, gjatë homazheve tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, njëherësh themelues i LDK-së.

“Po presim për konfirmimin e takimi të së premtes, ditën e propozuar nga ne, do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK -së përfshirë edhe atë të Rugovës dhe secilit veprimtarë të LDK që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin e tyre”, ka thënë ai.

Abdixhiku tutje ka shtuar se idetë tradicionale të LDK-së mbesin të përhershme dhe se do të vazhdojë t’i kultivojë.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur i pari i LDK-së të dielën e 15 marsit, pas dorëheqjes së Isa Mustafës./Insajderi.com