Abdixhiku: Për paratë e Kosovës, nuk ka nevojë Franca, por vajzat 2 dhe 18 vjeç

Abdixhiku: Për paratë e Kosovës, nuk ka nevojë Franca, por vajzat 2 dhe 18 vjeç

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit se do të ndajë mjete financiare për ndërtimin e katedrales Notre Dame në Paris, thotë se Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, por vajzat 2 dhe 18 vjeç të cilat kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Për paratë e Kosovës kanë nevojë  edhe hallegjinjtë e Kosovës, thotë Abdixhiku, shteti i të cilëve po shitet ‘franquz”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”.