Abdixhiku: Për postin e presidentit flasim vetëm me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: Për postin e presidentit flasim vetëm me Vjosa Osmanin

Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë gjatë një konference për media se mbështetet iniciativa që për postin e presidentit të bisedohet vetëm me Vjosa Osmanin, jo edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të premten, Abdixhiku bashkë me Kujtim Shalën u takuan me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Çështja e presidentit u la e hapur.

“Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit”, tha Abdixhiku.

Kryetari i partisë më të vjetër në Kosovë, foli edhe për nënkryetarët e partisë dhe anëtarët e kryesisë.

“Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK’së në përbërje 33 anëtarësh. Kemi zgjedhur edhe nënkryetarët, Hazirin, Muhaxherin, Qunin, Shqipe Mjekiqin,  e sekretarin Imri Ahmeti. Pas kësaj kemi vazhduar me mbledhjen e kryesisë së re”, tha ai. /Insajderi.com