Abdixhiku publikon grafikonin e shpresës për koronavirus

Abdixhiku publikon grafikonin e shpresës për koronavirus

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID 19.

Por, ka thënë se sy nuk është lajmi thelbësor. Sipas tij lajmi më i rëndësishëm është se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores, ku pikërisht për këtë sot po luftohet në të gjithë botën, përcjell Insajderi.

“Lajmi më i rëndësishëm është se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat.

Postimi i tij i plotë:

Grafikoni i shpresës.

Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.

Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë.

Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.

Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë.

Do të kemi kohë për të gjitha./Insajderi.com

Fotografia e Lumir Abdixhiku