Abdixhiku – Qeverisë: Përgatiteni sa më mirë padinë për gjenocid ndaj Serbisë që të mos dështojë

Abdixhiku – Qeverisë: Përgatiteni sa më mirë padinë për gjenocid ndaj Serbisë që të mos dështojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “padia për gjenocid ndaj Serbisë duhet të përgatitet mirë”.

Teksa, kritikonte programin qeverisës 2021/2025, Abdixhiku shtoi se ka diçka që kalon përtej prizmit partiak, njofton Insajderi.

“Padia ndaj Serbisë tejkalon potencialin qeveritar, është obligim për gjeneratat e kaluara dhe të ardhshme. Përgatiteni mirë sa të  mos dështojë”.

Sepse sipas nëse nëse një padi e tillë dështon “do të jetë njollë për viktimat dhe gjeneratat e ardhshme”.

Abdixhiku, pos kësaj – kritikoi Qeverinë për “mungesë vizioni”, që sipas tij e pasqyron plani qeverisës.

“Nuk ka plan ekonomik në rajon apo më gjerë ku nuk përmendet asnjë numër, as nuk parashikohet rritja ekonomike, punësimi, bilanci tregtar, investimet e huaja”, tha Abdixhiku.

Ai pyeti Kurtin se “cilat janë indikatorët e zhvillimit ekonomik”, duke iu referuar programit. /Insajderi.com