Abdixhiku reagon ashpër pas ekstradimit të gjashtë shtetasve turq

Abdixhiku reagon ashpër pas ekstradimit të gjashtë shtetasve turq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka komentuar arrestimin që i është bërë gjashtë shtetasve turq në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se ekstradimi i pesë mësuesve e rreshton Kosovën në krah të kundërt me SHBA-të e me vendet e BE-së.

“Sot Kosova u soll me qyqarllëk; pa moral. S’është as normë kushtetuese e jona, e as traditë dorëzimi i njerëzve si sot”, ka shkruar ai.

 Postimi i plotë i Abdixhikut: 

Ekstradimi i pesë mësuesve e rreshton Kosovën në krah të kundërt me SHBA-të e me vendet e BE-së. Ekstradimi i sotëm sjellë edhe kapitullimin e plotë të institucioneve shtetërore përballë demokracisë.

Sot Kosova u soll me qyqarllëk; pa moral. S’është as normë kushtetuese e jona, e as traditë dorëzimi i njerëzve si sot.