Abdixhiku: Sot do të merret vendim për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore

Abdixhiku: Sot do të merret vendim për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se sot gjatë ditës do të merret vendim për ndalimin e ndërtimeve në burimet ujore.

Ai në një vizitë bashkë me ministra tjerë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në komunën e Ferizajt, u zotua se Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral.

“Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë asnjë licencë në asnjë periudhë pa dhënë një shqyrtim ligjor. Gjithsesi në këtë fazë kemi një masë për të parandaluar të gjitha ndërtimet në burimet e ujit. Meqë uji është esencial për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe luftimin e pandemisë. Besoj që brenda ditës së sotme do të marrim vendim edhe me institucionet tjera të qeverisë për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore”, ka deklaruar ai, shkruan Insajderi.