Abdixhiku tregon për çfarë po bisedojnë Osmani, Mustafa dhe zyrtarë të Vetëvendosjes

Abdixhiku tregon për çfarë po bisedojnë Osmani, Mustafa dhe zyrtarë të Vetëvendosjes

Menjëherë pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Abdixhiku ka thënë se për momentin Osmani, Haziri dhe Kurti janë duke biseduar për një bashkëpunim para ose pas zgjedhjeve.

“Po është duke u zhvilluar një takim mes Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit me përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Takimi është duke u zhvilluar dhe po flitet për një bashkëpunim të mundshëm para ose pas zgjedhor”, ka thënë Abdixhiku për Telegrafin

LDK në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.