Abdixhiku tregon se cili do të jetë formati i ministrive dhe nga sa zëvendësministra do ti kenë

Abdixhiku tregon se cili do të jetë formati i ministrive dhe nga sa zëvendësministra do ti kenë

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur rreth takimit që patën sot me grupin punues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku ka bërë më dije që gjatë takimit kanë diskutuar për shkrirjen e Ministrisë të Punëve të Jashtme, të Integrimeve Evropiane dhe Diasporës në Ministri të Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane.

Mes tjerash ai ka bërë me dije që do të jenë 12 ministri me nga 2 zëvendësministra.

Përveç, kësaj Abdixhiku tha se janë pajtuar që një pjesë e madhe e agjensive duhet të shkrihen në ministri përkatëse.

“Shkrirjen e Agjencioneve nuk e kemi finalizu ende, por kemi fol që një pjesë e madhe e agjensive do të bëhen pjesë e ministrive përkatëse, pra ato kur kanë qenë të pavarura te futen brenda ministrive për bashkim të ministrive për shembull kemi bërë fuzionimin e Ministrisë të Punëve të Jashtme, të Integrimeve Evropiane dhe Diasporës në Ministri të Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane, ministritë e zhvillimit ekonomik i kemi propozuar në disa kategori të cilat si skenar final iu propozohen liderëve politik. Ajo çka është me rëndësi është se është pounuar në 12 ministri dhe nga 2 zëvendësministra për secilën ministri”, ka deklaruar ai, shkruan Insajderi.

I pyetur se a do të shkrihet Ministria e Kulturës në Ministrinë e Arsimit, ai ka thënë se Ministira e Kulturës Rinisë dhe Sportit duhet të jetë ministri e veçantë.

Ai bëri me dije se për çështjet ekonomike do të flasin të hënën, derisa në nivel të liderëve do të flitet për dialogun./Insajderi.com

 

Pas takimit – Abdixhiku tregon se për çka u dakorduan me VV