
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar zyrtarët e partisë së tij, kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat e stafin politik, që sot (e martë) u kanë dorëzuar detyrat pasardhësve të tyre politikë.
Ai ka thënë se është treguar klasë e respekt dhe se LDK-ja me kulturën e treguar ka dhënë shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës.
“Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë.
Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës. I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Insajderi.com