Abdixhikun kritikon Osmanin: Nuk na duhet një presidente monopartiake

Abdixhikun kritikon Osmanin: Nuk na duhet një presidente monopartiake

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi të enjten mbrëma presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se nuk ka reaguar për shkarkimin e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, transmeton Insajderi.

Ai në emisionin “Contex” në ATV theksoi se pret reagimin e presidentes sa herë që vendi ka nevojë të mbrohet.

“Ajo duhet të ushtrojë funksionin e saj publik dhe të mos jetë e as të mos krijoj përcepcione që është monopartiake, po të jetë e tillë i bënë dëm fillimisht vetës, sepse vendi do të ruhet e ne do ngrisim zërin sa herë që ka padrejtësi për një gjë të tillë”, deklaroi i pari i LDK-së.

Abdixhiku po ashtu kritikoi edhe programin e Qeverisë Kurti II, të cilin e quajti “të thatë”./Insajderi.com