Tahiri ftesë publike Kurtit e Vitisë që të marrin pjesë në seancën ku do të diskutohet për pandeminë

Tahiri ftesë publike Kurtit e Vitisë që të marrin pjesë në seancën ku do të diskutohet për pandeminë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që të marrin pjesë sot në seancën e Kuvendit ku pritet të diskutohet për pandeminë, njofton Insajderi.

Tahiri ka shkruar në Facebook se Qeveria sot nuk do të duhej të kishte asnjë prioritet tjetër pos kësaj çështje.

“Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit”.

Deputeti i PDK-së, kishte njoftuar gjatë një konferencë për media, javën e kaluar, se kjo parti  ka kërkuar të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth menaxhimit të pandemisë./Insajderi.com