Abelard Tahiri mungon në mbledhjen e qeverisë, Hamza është i pranishëm

Abelard Tahiri mungon në mbledhjen e qeverisë, Hamza është i pranishëm

Dje u raportua se ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Haradinaj.

Një gjë të tillë e konfirmoi mbrëmë edhe vetë shefi i qeverisë.

Por në lidhje me këtë vendim, kryetari i PDK-së ka thënë se do të vendos përfundimisht partia.

Përderisa në këtë kohë po mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës, aty po mungon Tahiri.

Vetë ministri ka thënë se një vendim final do ta marrë sot gjatë ditës.

Kurse në mbledhje po merr pjesë në mënyrë të rregullt ministri i Financave, Bedri Hamza.

Mbrëmë kryeministri bëri të ditur se ditëve të ardhshme ka mundësi që të largohen tre ministra të PDK-së. /Insajderi.com