Abrashi: 7 shkurti është përmendur si datë për zgjedhjet

Abrashi: 7 shkurti është përmendur si datë për zgjedhjet

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, pas takimit të sotëm me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, ka deklaruar se në këtë takim 7 shkurti është përmendur si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Abrashi tutje njoftoi se partia të cilës i takon është e orientuar që në zgjedhje të shkojnë vetëm.

Ai tutje shtoi se janë të gatshëm për zgjedhje.

“Ajo çka e diskutuam është që duhet të gjejmë fuqi politike që të votojmë buxhetin 2021 sepse kjo prek secilin qytetar. Na duhet si shtet edhe për të blerë vaksinën anti-Covid. E mira e kësaj është që aktgjykimi i plotë ende nuk është bërë publik dhe mund të shfrytëzohen këto ditë”, ka thënë ai.

“Ne ende nuk kemi diskutuar por orientimet janë që të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shtoi tutje Abrashi para medieve. /Insajderi.com