Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës në luftimin e pandemisë

Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës në luftimin e pandemisë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me mbështetjen që po i jep Japonia Kosovës dhe për thellimin e bashkëpunimit.

Në komunikatën e dërguar për medie nga ministria, thuhet se ministri Abrashi e njoftoi Ogasawaran për projektet që është duke i kryer Ministria e Infrastrukturës dhe prioritetet e ardhshme.

Abrashi po ashtu falënderoi të ngarkuarin me punë, për ndihmën që Japonia i ka dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

Ndërsa i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Ogasawara vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Japonisë, dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e shtetit të Japonisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën. /Insajderi.com