Abrashi i AAK-së: Presim që vendimi i Kushtueses të publikohet sot

Abrashi i AAK-së: Presim që vendimi i Kushtueses të publikohet sot

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Abrashi, ka thënë se janë në pritje që sot të publikohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për rrëzimin e Qeverisë me në krye Avdullah Hotin, njofton Insajderi.

Ndonëse kjo Gjykatë ka deklaruar se vendimi do të bëhet publik në afat kushtues, Abrashi tha se po presin që gjatë të hënës ai të iu dorëzohet palëve.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të votojnë buxhetin për vitin 2021 në mënyrë që Kosova ta tejkalojë “ngërçin politik”.

“Deputetët janë nga të gjitha grupet parlamentare duke dalë me ekspoze të tyre. Unë në emër të grupit parlamentar të Kosovës  dhashë elaborat të shkurtuar të pritjeve të vitit 2021 dhe projekti buxheti i cili pritet sot të kalojë në lexim të parë me procedurë të përshpejtuar”, ka thënë Abrashi për EO.

“AAK-ja duke marrë parasysh një moment kritik të qytetarëve dhe situatës kritike ekonomike nga Covid-19 ka shprehur një përkrahje të fuqishme në lexim të parë për votimin e buxhetit për vitin 2021 duke marrë parasysh që jemi në një ngërç politik i shkaktuar me vendimin e gjykatës kushtetuese tekstin e të cilit po e presim sot. Unë i kam, ftuar të gjitha partitë që ta votojnë buxhetin në mënyrë që ta tejkalojmë këtë ngërç politik të mos ketë ngecje”, shtoi ai. /Insajderi.com