Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës linja 10

Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës linja 10

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Arban Abrashi do të shkojë t’i shoh nga afër punimet që bëhen në hekurudhën e Kosovës, linjën 10 në stacionin hekurudhor në Miradi, njofton Insajderi.

Abrashi inspektimet e tij tek stacionin hekurudhor në Miradi do ta bëjë në ora 10:30. Këtë e kanë bërë të ditur nga kjo ministri.

“Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Linja 10, stacioni hekurudhor, Miradi, ora 10:30)”, njofton ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. /Insajderi.com