Abrashi: Malisheva për 4 vjet ndërtoi 12 shkolla, Prishtina asnjë

Abrashi: Malisheva për 4 vjet ndërtoi 12 shkolla, Prishtina asnjë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet për degradimin e arsimit.

Abrashi ka thënë se arsimi në Prishtinë është një prej sektorëve që ka degraduar në Prishtinë, qoftë në cilësi, qoftë në infrastrukturë.

“Në katër vjet në Prishtinë nuk është ndërtuar asnjë shkollë, kurse në Malishevë janë ndërtuar 12”, ka thënë Abrashi.

“Në mandatin tonë synojmë ndërtimin e shtatë shkollave, përfshirë shkollën e muzikës dhe baletit”, ka thënë ai, në debatin me Ahmetin e Vetëvendosjes.

Abrashi ka thënë se infrastruktura shkollore është baza e qasjes së tyre.

“Dikush mund të thotë se nuk ka pasur nevojë por është e kundërta”, është shprehur Abrashi.

Ai po ashtu ka kritikuar Ahmetin për, siç ka thënë ai, punësimin e dhjetëra militantëve të VV-së nga jashtë Prishtinës.