Abrashi: Mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës

Abrashi: Mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë të ditur se mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ku janë realizuar 35 fluturime komerciale, njofton Insajderi.

Abrashi u shpreh se ardhja e bashkatdhetarëve është lajm i mirë për ekonominë.

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale. Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, shkruan Abrashi.

Sipas Abrashit, situata sa i përket zbatimit të masave anti-Covid janë nën kontroll.

“Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anti-Covid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, shprehet Abrashi./Insajderi.com