Abrashi: Mund të dalim partia e parë

Abrashi: Mund të dalim partia e parë

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, beson se mund të dalin partia e parë.

Ai këtë e tha në saje të asaj që sipas tij “po shohin” në teren, njofton Insajderi.

“Vendin e parë” në zgjedhje sipas Abrashit LDK mund ta marrin me një fushatë të mirë.

“Ne do t’i ruajmë votat tona dhe me një fushatë të mirë në qofte se mund të shpalosim shumë mirë projektin ton për vitet e ardhshme posaçërisht ato që lidhen me investimet amerikane dhe punësimin besoj që do të dalim edhe partia e parë”, tha ai për EO.

Ministri në Qeverinë në detyrë të Hotit, shtoi se nuk po vërehet ndonjë kalim të elektoratit të LDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk po vërejmë ndonjë lëvizje të elektoratit ose votueseve simpatizantëve tanë drejtë Vetëvendosjes. Janë po ata votues të cilët i vizitojmë ku do në Kosovë janë të njëjtin dhe disa të rijnë që po i bashkëngjiten këtyre mini- tubimeve tona.  S’kisha me vlerësua si rrezik lëvizjen e votueseve tanë në Vetëvendosje apo ne ndonjë parti tjetër”, tha Abrashi. /Insajderi.