Pas vetëm gjysmë ore, Arban Abrashi u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të dalin për të votuar, 47 minuta para se të mbyllet procesi i votimit.
Abrashi ka numëruar 47 minutat e fundit para mbylljes së procesit të votimit, derisa tha se këto minuta janë të mjaftueshme që qytetarët të dalin në votime “për ta vulosur të ardhmen e Prishtinës.”
“Dilni votoni. Edhe 47 minuta i keni në dispozicion. Mjaftueshëm sa për të vulosur të ardhmen e mirë të Prishtinës. Dilni votoni”, ka thënë Abrashi.
Kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore deri në mbylljen e vendvotimeve. /Insajderi.com