Abrashi: Sondazhet po manipulohen

Abrashi: Sondazhet po manipulohen

Sondazhet e paraqitura në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat Lëvizjen Vetëvendosje po e paraqesin si parti fituese, i ka quajtur të manipuluara anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, njofton Insajderi.

“Janë të manipuluara, është luftë speciale”, ka thënë ai në T7.

Abrashi ka folur edhe për marrëveshjen e ish-bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani, me LVV-në për të kandiduar në listë të përbashkët në zgjedhje.

Sipas tij, nuk ka mundësi që një parti tjetër të marrë asnjë pjesë të rugovizmit.

“Ajo s’mund ta marrë Rugovizmin. Ka pasur edhe parti të tjera në të kaluarën që janë munduar të bëjnë të njëjtën. Por, e kemi parë përfundimin. Megjithatë, më vjen mirë që po shkojnë për të bërë nderime te varri i Ibrahim Rugovës”, shtoi Abrashi./Insajderi.com