
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi ka votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017.
Në një prononcim për gazetarët Abrashi ka ftuar qytetarët të dalin sa më pasivisht të votojnë dhe të vendosin për qytetin e tyre.
“Faleminderit shumë për përcjelljen sapo votoja për raundin e dytë, dhe ftojë të gjithë qytetarët e Prishtinës të dalin të votojnë sa më pasivisht”, është shprehur Abrashi.
Ndër tjerash Abrashi ka shtuar se “Sot në garë nuk ka për të votuar për kandidatët e tyre të preferuar por për të vendosur se si do të duket qyteti i tyre për katër vitet e ardhshme”. /Insajderi.com