Abrashi: Ta zgjedhim presidentin, pastaj shkojmë në zgjedhje

Abrashi: Ta zgjedhim presidentin, pastaj shkojmë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të japë votat e saj në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare, njofton Insajderi.

Për të arritur një marrëveshje duhet të ulen të gjithë së bashku në një tryezë.

Kështu ka deklaruar anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, i cili ka bërë të ditur se kreu i partisë së tij, Isa Mustafa, është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e partive politike për tryezën sa i përket çështjes së presidentit.

“Ajo çka mund të themi si LDK është që ne po synojmë që një marrëveshje të tillë ose çfarëdo vendimi të marrim sa më herët në mënyrë që nëse s’ka  vendim, të shpallen zgjedhje t’i organizojnë dhe ti certifikojnë gjatë mandatit të ushtruesit të presidentit dhe të mos tejkalojmë këtë afat sepse si shtet hyjmë në një paqartësi edhe kushtetuese edhe ligjore”, tha Abrashi për EO.

Tutje, ai shtoi se LDK-ja ka një numër të votave për momentin në Kuvend, por nuk varet gjithçka nga kjo parti./Insajderi.com