Abrashi thotë se LDK ka shënuar ngritje me 2.9 përqind

Abrashi thotë se LDK ka shënuar ngritje me 2.9 përqind

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka deklaruar se subjekti të cilit i takon është duke shënuar ngritje, njofton Insajderi.

Sipas tij, për dy javë kjo parti ka shënuar ngritje prej 2.9%

“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shprehur bindjen se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të udhëheq sërish me Qeverinë.

“Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar tutje Abrashi./Insajderi.com