Abrashit i vjen një përkrahje e rëndësishme, mbështetet nga i dyshuari për krim të organizuar

Abrashit i vjen një përkrahje e rëndësishme, mbështetet nga i dyshuari për krim të organizuar

Gjatë fushatave zgjedhore, kandidatët zakonisht lobojnë që të përkrahen nga njerëz me ndikim të mirë në publik. Një të tillë ende nuk e ka bindur Abrashi.

Mirëpo, një person me imazh negativ në publik ka vendosur ta përkrahë Abrashin. Është Milaim Zeka, i cili bashkë me ish-ortakun e tij dyshohet se kanë mashtruar mbi 900 kosovarë, të cilëve iu kanë marrë para me premtimin e rrejshëm më viza punë në Gjermani.

Ai gjendet në arrest shtëpiak dhe e ka të ndaluar komunikimin me media, daljen në fushata si dhe postimet në Facebook.

Mirëpo, Zeka ka përzgjedhur që të rrezikojë dhe së paku nëpërmjet rrjetit social Facebook, ta përkrahë Abrashin në garën për kryetar të Prishtinës.

Këtë e ka bërë edhe sot. Ka shpërndarë një postim të Abrashit, ku premtohet zvogëlimi i tatimit në pronë.

Përkrahje të njëjtë i ka dhënë edhe më 26 tetor, të këtij viti. Ka shpërndarë një lajm ku Abrashi falënderon qytetarët për përkrahjen e dhënë.

Abrashi më 19 nëntor do të përballet me Shpend Ahmetin në garën për të parin e kryeqytetit.