Abuzim me furnizim me oksigjen në spitale, LVV nesër me kallëzim penal në Speciale

Abuzim me furnizim me oksigjen në spitale, LVV nesër me kallëzim penal në Speciale

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të dorëzojë në Prokurori Speciale një kallëzim penal, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga kjo parti, ky kallëzim ka të bëjë me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.

Duke mos dhënë më shumë detaje, LVV ka njoftuar se kallzimi penal do të dorëzohet në këtë prokurori në orën 11:00.

Ndërsa, pas dorëzimit do të ketë prononcim për media.

“Nesër, 17 dhjetor, ora 11:00 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.  Para dorëzimit do të ketë prononcim për media ndaj ju ftojmë që të na ndiqni”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com