Sky Sports Italy, e ka dhënë lajmin se Rangnick ka arritur marrëveshje dhe do të emërohet si trajner i ardhshëm i Milan.
" />

Ac Milan me trajner të ri?

Ac Milan me trajner të ri?

Sky Sports Italy, e ka dhënë lajmin se Rangnick ka arritur marrëveshje dhe do të emërohet si trajner i ardhshëm i Milan.
Zërat për emërimin e tij tek klubi kuq e zi, janë duke qarkulluar për një kohë të gjatë, madje edhe vetë Rangnick kishte deklaruar se është privilegj për të kur ai lidhet me një ekip si Milan, transmeton Insajderi.
Rangnick është i njohur për punën e mrekullueshme të tij tek ekipi Gjerman, Liebzig. Gjithashtu është i njohur për zbulimin dhe përfshirjen e lojtarëve të rinj në formacionet e tij.
Lajmi është konfirmuar edhe nga burime të tjera të futbollit italian. Zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë në ditët në vijim./Insajderi.com