Acarohen raportet Mustafa-Veseli, koalicioni drejt çarjes?

Acarohen raportet Mustafa-Veseli, koalicioni drejt çarjes?

Midis koalicionit qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se ka plasur “një sherr i brendshëm” që mund të shaktërroj edhe bashkëqeverisjen, sipas mediumit kosovar Klan Kosova.

Kjo pasi kryeministri Isa Mustafa e ka caktuar ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe pa e informuar fare kreun e PDK-së, Kadri Veselin, njofton Insajderi.

Sipas informacioneve grupi është themeluar më katër korrik, dhe për të është në dijeni edhe Presidenti.

Mirëpo, a është ky injorim që i është bërë Veselit, arsyeja pse në seancën e fundit të Kuvendit pati mospajtime brenda koalicionit lidhur me ligjin për investime strategjike?

Klan Kosova ka kontaktuar bashkëpunëtorët e tre liderëve por asnjëri nga ta nuk ka mohuar e as pohuar këtë informatë, por vetëm e kanë bartur përgjegjësinë e përgjigjes tek njëri tjetri. /Insajderi.com