Action Bronson bëhet baba

Action Bronson bëhet baba

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson emri i të cilit është Arian Asllani, është bërë baba.

 

Këtë gëzim reperi i njohur e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Action Bronson ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke e mbajtur fëmijën, mirëpo nuk ka treguar emrin apo gjininë. “Kapitull i ri i jetës”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Më 28 tetor, reperi dha lajmin se po bëhej baba me një fotografi të partneres së tij që e ka publikuar në Instagram.