Adam Mosseri, ish-zëvendës drejtor i produkteve, është bërë drejtori i ri i Instagram-it, aplikacion për shpërndarje të fotografive në pronësi të Facebook, raporton Agj" />

Adam Mosseri, drejtor i ri i Instagram

Adam Mosseri, drejtor i ri i Instagram

Adam Mosseri, ish-zëvendës drejtor i produkteve, është bërë drejtori i ri i Instagram-it, aplikacion për shpërndarje të fotografive në pronësi të Facebook, raporton Agjencia Anadolu Agency (AA).

Kompania amerikane ka konfirmuar se Mosseri merr përsipër menaxhimin e Instagram.

Themeluesit e Instagram-it, Kevin Systrom dhe Mike Krieger shprehën kënaqësinë që Mosseri erdhi në krye të kompanisë.

Mosseri në vitin 2008 filloi të punojë në kompaninë Facebook, në ekipin për dizajn, pas çka kaloi në ekipin për Instagram.

Përndryshe, Systrom dhe Krieger javën e kaluar theksuan se kanë vendosur të largohen nga kompania për të “rieksploruar kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre”.