Adele ia fali burrit shtëpinë në Los Angeles disa muaj para ndarjes

Adele ia fali burrit shtëpinë në Los Angeles disa muaj para ndarjes

Një shenjë paralajmëruese?

Adele ia kishte dhuruar shtëpinë e saj në Los Angeles burrit të saj Simon Konecki disa muaj para se çifti ta bënte të ditur se po ndaheshin.

Sipas disa dokumenteve që “Us Weekly” ka siguruar, në muajin shkurt kjo shtëpi kishte kaluar në pronësi të 45 vjeçarit Konecki.

“Adele Laurie Blue Adkins, bashkëshortja e Simon Konecki, ia dhuron këtë shtëpi Simon Koneckit, si pronë të tij personale”, thuhet në dokumentin pronësor që kjo revistë e ka siguruar.

“Us Weekly” po ashtu kishte raportuar në mujin gusht të vitit 2016 se 30 vjeçarja Adele do të jetojë në vilën e saj në Beverly Hills që ka vlerë 9.5 milionë dollarë, ndonëse është e paqartë nëse kjo është shtëpia që këngëtarja i ka dhuruar Koneckit.

Lajmi se fituesja e çmimit Grammy dhe biznesmeni janë ndarë u bë i ditur më 19 prill.

“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar që të vazhdojnë ta rrisin djalin e tyre së bashku duke i dhuruar shumë dashuri. Si gjithmonë, ata kanë kërkuar privatësi – nuk do të ketë asnjë deklaratë tjetër”, ka dhënë zëdhënësi i Adele për Us Weekly.

Adele ishte martuar në mënyrë sekrete me Simon Konecki në muajin dhjetor të vitit 2016.

Çifti që ka një djalë, Angelo (6), kishin konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë në muajin janar  të vitit 2012 deisa këngëtarja vetëm gjashtë muaj më vonë kishte njoftuar se ishte shtatzënë.