Adele kritikohet për pikën komike ku ajo trajton burrat afrikan si lodra seksi

Adele kritikohet për pikën komike ku ajo trajton burrat afrikan si lodra seksi

Adele është kritikuar për një pikë komike që transmetoi gjatë paraqitjes së saj në SNL gjatë fundjavës, e cila është quajtur “ofenduese” nga shikuesit.

Në këtë pikë komike, Adele tallet me turizmin seksual në Afrikë, duke luajtur një anëtare të Bordit Turistik Afrikan i cili inkurajon gratë të fluturojnë në kontinent për të bërë seks me burra Afrikanë.

Adele portretizon një grua të divorcuar në moshë të mesme, e cila kishte udhëtuar në Afrikë për seks me një pjesëtar të një fisi tribal.

Në piken komike, Adele dhe humoristja Kate McKinnon inkurajojnë gratë të vizitojnë Afrikën për peizazhin e saj të bukur.

M një perëndim dielli të bukur plazhi në prapavijë, ato thonë: “Dielli, flladi, oqeanet, malet, në Afrikën e bukur”.

Ndërsa Kate thotë “dëshmitari i mrekullisë, arratisjes, historisë” një burrë i zi pa këmishë ecën nëpër ekran në krahët e një gruaje të vjetër të bardhë.

“Plazhet me rërë. Bambu masive”, thotë Adele.

Adele mezi i mban qeshjet ndërsa pika luhet.

Një shikues komentoi: “Po e shijoja performancën deri kur nisën  komentet dhe burrat me ngjyrë që mbanin gratë e bardha në krahë … nuk mund të vazhdoja t’a shihja dhe mendoj që është raciste “.

Një tjetër tha: “Përdorimin e burrave të zinj si lodra seksi njerëzore është shumë”.