Adelina Tahiri shpërthen në lot teksa flet për martesën e saj

Adelina Tahiri shpërthen në lot teksa flet për martesën e saj

Përgjatë një interviste në emisionin e Big Mamës, Adelina është përlotur teksa ka treguar situatat e vështira që ka kaluar në lidhje me martesën e saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Kurorëzimi i dashurisë në martesë me këtë të fundit si duket nuk është pritur aspak mirë nga publiku:

“Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mëkat të duash dikë.”

Në vijim, si për të kaluar në një “faqe” tjetër të jetës, këngëtarja u shpreh se aktualisht është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.

“Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtër ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, pohoi Adelina.