“Adem Mikullovci nuk ka mandat ta mbyllë seancën”

“Adem Mikullovci nuk ka mandat ta mbyllë seancën”

Mbyllja e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës po del të jetë jo e drejtë. Të paktën kështu e konsiderojnë zyrtarë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, konsideron se kryesuesi i kësaj seance, Adem Mikullovci, nuk ka mandat që ta mbyllë seancën.

“Kryesuesi i Mbledhjes Konstitutive të Kuvendit nuk ka mandat për ta mbyllur seancën, por për ta realizuar atë në bazë të rregullores së Kuvendit dhe të Kushtetutës”, ka shkruan Nitaj në Facebook.

Ai ka thënë se kur votimi është i barabartë, atëherë del se nuk ka vendim, dhe nuk mund të konsiderohet si dështim.

“Në seancën konstitutive, kur votimi është i barabartë, siç ishte rasti i sotëm, dmth nuk ka vendim. Prandaj Adem Mikullovci vendimin e ka interpretuar krye në vete ose siç i kanë pëshpëritur”, ka shkrua Nitaj.

“Fjalia e tij „mbledhja është e mbyllur“, në praktikën parlamentare, është fjalia skandaloze e radhës!”, ka përfunduar Nitaj./Insajderi.com