Hekuran Murati është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
Ai përmes Facebook ka shkruar se Murati është njëri ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave.
“Në Ministrinë e Financave ishte shef i divizionit të borxhit publik, pastaj konsulent në Bankën Botërore, ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, e shumë, e shumë vende të tjera. Është shumë i ri, por shumë i ditur. Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se Hekuran Murati është i ri por sipas tij, shumë i ditur.
“Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë. Këtë e dëshmon edhe aktivizmi i tij ndaj tri çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, skadimi i kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ka shkruar shumë për shumë tema në përgjithësi, e për këto të trija në veçanti. Në shumë debate është përplasur me eksponentët e pushtetit duke e mbrojtur të mirën e përgjithshme”, shkruan tutje Kurti.
Ai është shprehur i lumtur me aderimin e Muratit duke thënë se dija e tij, do të jetë e domosdoshme për hartimin e programit konkret për fitore./Insajderi.com/