ADN-ja juaj mund të ndryshohet dhe përmirësohet përmes tre faktorëve

ADN-ja juaj mund të ndryshohet dhe përmirësohet përmes tre faktorëve

Të gjithë e dinë se ADN-ja dhe gjenet janë një gjë që trashëgohet dhe nuk mund të e zgjedhim, fakt që na bën të e mendojmë deri diku si fat. Tani është vërtetuar që kjo nuk është e vërtetë.

Kodi gjenetik për ADN-në është si një skenari për filmin. Të gjithë ata që kanë bërë prova ndonjëherë në jetën e tyre, e dinë se sa ndryshime bëhen në skenar kur adaptohet për film, raporton BBC, shkruan Insajderi.

E njëjta gjë ndodh edhe me gjenetikën. Për të përmirësuar gjenetikën tonë të trashëguar, janë 3 elemente me të cilat mund të punojmë: mendja, goja dhe muskujt.

Këto kohë kanë dalur hulumtime që konfirmojnë se medimi, nëse bëhet në baza rutinore zbut pezmatimet dhe tendencat për sëmundje. Është një lidhje mes mendimit dhe gjeneve, të cilat njëjtë si mendimet, mund të ndryshojnë.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së muskujve, është bërë një eksperiment, ku persona me trashëgimi gjenesh për obezitet, u udhëzuan të ecin një orë, për secilën ditë. Vetëm ky aktivitetitet reduktoi gjenin e obezitetit për 40 përqind.

Poashtu sa i përket ushqimit, vetëm të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta, e jo ushqime të përpunuara ka rezultuar të ndikojë aq shëndetshëm, sa të tejkalojë gjenetikën.

Gjërat e tjera që mund të ju ndikojnë është kontakti njerëzor, dashuria, buzëqeshja, madje qoftë edhe me njerëz të panjohur./Insajderi.com