Adoleshentja amerikane vjedhë aeroplanin dhe tenton të vë në lëvizje

Adoleshentja amerikane vjedhë aeroplanin dhe tenton të vë në lëvizje

Një vajzë 17-vjeçe është arrestuar pasi ka arritur tinëzisht të futet brenda një aeroplani të vogël në aeroportin e Kalifornisë, dhe së bashku me të të përplaset në rrethojën mbrojtëse.

Adoleshentja kishte arritur të kapërcej rrethojat mbrojtëse të aeroportit ndërkombëtar Josemit në Fresno të Kalifornisë, dhe kështu tinëzisht ishte futur në aeroplan dhe kishte arritur ta nis dhe të përplaset në rrethojë, ka njoftuar shefi i policisë së aeroportit, Drew Bessinger, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë asnjë pasagjeri nuk i është rrezikuar jeta gjatë këtij incidenti, madje asnjëri prej tyre nuk është lënduar, ka shtuar Bessinger.

Megjithatë ai ka shtuar se janë duke hetuar shkaqet që qoi vajzën të marrë këtë vendim – më saktësisht të vjedh aeroplanin, edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që besohet se mund të ketë lidhje me terrorizmin.