fbpx

Aeroplani i Qeverisë gjermane bllokon pistën në aeroport

Aeroplani i Qeverisë gjermane bllokon pistën në aeroport

Një aeroplan i Qeverisë gjermane, pa pasagjerë, bllokoi pistën pas uljes së detyruar në një nga aeroportet e Berlinit, duke i detyruar autoritetet të ndryshojnë ardhjen e aeroplanëve tjerë.

Aviacioni gjerman, i cili menaxhon flotën shtetërore, tha se Bombardier Global 5000 u ul sot në aeroportin Schönfeld pas kthimit për shkak të prishjes dhe të dy krahët prekën pistën, transmeton AP.

Siç raportohet, ekuipazhi i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, transmeton KosovaPress.

Operatori i aeroportit të Berlinit shkroi në Twitter se fluturimet në Schenfeld u ridrejtuan për shkak të një “avioni të gabuar” në pistë.

Schoenfeld është një nga dy aeroportet e kohës së Luftës së Ftohtë që shërbejnë në kryeqytetin gjerman. Është planifikuar që aeroporti i ri të hapet vitin e ardhshëm.