Aeroplani ushtarak rrëzohet në shtëpitë e banuara, vdesin 17 persona

Aeroplani ushtarak rrëzohet në shtëpitë e banuara, vdesin 17 persona

Një aeroplan ushtarak pakistanez, derisa po kryente një fluturim trajnues, është rrëzuar në një zonë të populluar në qytetin Rawalpindi.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 17 persona. Pesë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit dhe 12 të tjerët ishin civilë.

Policia nuk ka zbuluar ende shkakun e aksidentit tragjik dhe mediat e huaja shkruajnë se në spital janë dërguar rreth 12 persona të tjerë.

Banesa me të cilën është përplasur është shkatërruar e gjitha, pasi u pushtua edhe nga flakët.

“Aeroplani goditi një pjesë të ndërtesës dhe struktura me të cilën është ndeshur është rrënuar tërësisht”, ka thënë një oficer ushtrie në vend të ngjarjes, raporton Reuters.

Mësohet se organet përgjegjëse janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.