Afër 12 mijë raste me COVID-19 në Kosovë

Afër 12 mijë raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të mërkurën ka regjistruar edhe 162 raste të reja me Coronavirus.

Numri në tërësi i rasteve pozitiv në vend ka arritur në 11.848.

7.684 të infektuar janë shëruar nga Coronavirusi, që nënkupton se numri i rasteve aktive momentalisht është 3.739, njofton Insajderi.

Vdekjet si rezultat i COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese, deri më tash 425 qytetarë kanë humbur betejën e tyre me Coronavirusin. /Insajderi.com/