Afër 700 milionë euro arrijnë remitancat nga diaspora çdo vit

Afër 700 milionë euro arrijnë remitancat nga diaspora çdo vit

Për diasporën u fol edhe në Prishtinë ku u mbajt konferenca në të cilën u diskutua për rolin e pazëvendësueshëm të saj, për nxitjen dhe rritjen ekonomike në vend.

Aty u tha se ky potencial i madh duhet të shfrytëzohet në mënyrë më të drejtë që ekonomia kosovare të rimëkëmbët.

Në hapje të konferencës u prezantua qëllimi i saj, e që ishte aspekti ekonomik i remitancave, struktura e tyre dhe investimet e Diasporës në Kosovë. Ministri ën detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se çdo vit, përafërsisht remitancat nga diaspora arrijnë nga 650 deri 670 milionë euro.

Kurse përfaqësuesi nga Qendra për Mbështetjen e Bizneseve, Safet Fazliu, tha së motivi kryesor i dërgimit të remitencave është lidhja e pashkëputur shpirtërore dhe emocionale e diasporës me familjen dhe atdheun.

Në këtë konferencë u tha se çdo qeveri duhet të ketë për prioritet investitorët nga diaspora, pasi ata luajnë rol të madh në investime direkte në industri, tregti dhe bujqësi.